Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe njëherit kryeministër i vendit, ka mbajtur një takim me kryetarë degësh në njërin prej restoranteve në qendër të Prishtinës.
Sipas një burimi në këtë takim u bisedua rreth zgjedhjeve për kryetare të Forumit të Gruas së LDK-së.
Në takim janë përmendur disa emra për kryetare të Forumit të Gruas së LDK-së, por burimi nuk i ka bërë publik.
I pyetur nëse është biseduar për çështjet aktuale siç është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ky burim është përgjigjur shkurt.
“Jo nuk është përmend kjo temë”, ka thënë ai.