Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, është takuar me kreun e rizgjedhur të LDK-së, Isa Mustafa, në zyrën e këtij të fundit, raporton Ekonomia Online.
Takimi ka qenë i mbyllur për medie dhe nuk janë bërë të ditura temat e takimit. Situata politike në vend ka vënë në lëvizje edhe ambasadorët të cilët po kërkojnë një zgjidhje që të shmanget vakumi institucional.
Përderisa LDK-ja në Kuvendin e nëntë zgjedhor të shtunën ka zgjedhur me aklamacion Isa Mustafën në mandatin e tretë për kryetar, i cili ishte edhe kandidati i vetëm për udhëheqjen e partisë.