Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti dhe anëtaren e kryesisë Vlora Dumoshi kanë pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.
Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se kryetari Mustafa falenderoi ambasadorin Heldt për kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë për shtetin e Kosovës.
Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Heldt për situatën aktuale politike, qëndrimin e LDK-së për dialogun me Serbinë dhe çështje tjera me rëndësi, dhe shprehu përkushtimin e LDK-së për avancimin e proceseve të rëndësishme për Kosovën në bashkëpunim të plotë me autoritetet gjermane.
Ambasadori Christian Heldt e falenderoi kryetarin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë.