Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa për një takim përshëndetës ka pritur Ambasadorin e ShBA-së, Greg Delawie.
Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa ka falënderuar Ambasadorin Delawie, për kontributin e madh të tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme të qeverisë dhe popullit amerikan në shtetndërtimin e Kosovës.
Kryetari Mustafa dhe Ambasadori Delawie biseduan edhe për çështjet tjera aktuale, me rëndësi për Kosovën dhe rolin e ShBA-së.