Kryetari i LDK-së Isa Mustafa njoftoi znj. Pack për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.
LDK-ja, në Qeverinë e ardhshme, do të prioritizojë funksionalizimin e shtetit ligjor, arsimit, shëndetësisë, integrimeve evropiane si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Poashtu, i Mustafa, duke falënderuar znj. Pack për përkrahjen e EPP-së, CDU-së dhe Gjermanisë ndaj Kosovës në të gjitha sferat, potencoi domosdoshmërinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi drejt proceseve integruese në institucionet euroatlantike.