Mustafa-Alfano flasin për shkëmbimet ekomomike dhe tërheqjen e investimeve

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 18:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Angelino Alfano.

Gjatë takimit, kryeministri foli për progresin e Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.

Kryeministri Mustafa theksoi avancimin e rrugës eurointegruese, zhvillimin ekonomik si dhe aspekte të tjera të zhvillimeve në vend.

Duke vlerësuar rolin shumë të madh të Italisë për progresin e Kosovës, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin për bashkëpunim me Italinë, sidomos në fushën e shkëmbimeve ekomomike dhe tërheqjen e investimeve.

Ministri i jashtëm italian, Angelino Alfano, vlerësoi të arriturat e deritashme të Kosovës, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të Italisë.

Ministri Alfano, po ashtu, vlerësoi vizionin e qartë të Qeverisë së Kosovës për avancimin e progresit, duke shprehur gatishmërinë e Italisë për zgjerimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve me Kosovën.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për projekte konkrete në fushën e bashkëpunimit ekonomik, mbajtjen e Forumit Ekonomik në Romë më 31 janar, për proceset eurointegruese, për dialogun e Brukselit si dhe për luftën kundër terrorizmit.

zkp-001

zkp-003

Të ngjashme