Mustafa takohet me senatorin amerikan

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 14:18 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka pritur sot në takim senatorin amerikan, Ronald Johnson, anëtar i Komitetit të Senatit për Politikë të Jashtme, shkruan Ekonomia Online.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për punët që janë bërë gjatë mandatit qeverisës dhe fokusin kryesor në zhvillimin ekonomik, proceset integruese euroatlantike, si dhe në fuqizimin e institucioneve demokratike.

Kryeministri Isa Mustafa, theksoi mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme që kanë dhënë SHBA-të për Kosovën në të gjitha periudhat.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës, prandaj u jemi mirënjohës përjetë”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur po ashtu përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të, edhe në të ardhmen.

Senatori i SHBA-ve, Ronald Johnson, gjatë takimit, vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë gjatë këtyre viteve.

Senatori Ronald Johnson u interesua për proceset zhvillimore në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.

Johnson gjatë ditës ka takuar edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Senatori Ronald Johnson dje ka vizituar Serbinë me që rast është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

 

Të ngjashme