Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović e shoqëruar nga Zlatko Vnučeć, sekretari i parë i Ambasadës së Kroacisë.
Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Kapitanović për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë. Poashtu falënderoi shtetin e Kroacisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.
Ambasadorja Kapitanović e uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në krye të LDK-së dhe përgëzoi për procesin zgjedhor demokratik në LDK.
Poashtu Ambasadorja kroate e falënderoi kryetarin Mustafa për korrektësinë dhe bashkëpunimin sa ishte kryeministër i Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për mbështjetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në veçanti në ekonomi, arsim, kulturë dhe sektor tjerë që ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe z. Ismet Beqiri.
Prishtinë, 14 gusht 2019