Mustafa takoi përfaqësuesit e bizneseve nga diaspora

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 20:05 | Nga

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa priti në takim kryetarin e Rrjetit të bizneseve të diasporës në Austri, Yll Blakaj.

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë për të krijuar kushte sa më të favorshme për afarizëm për bizneset, me theks të posaçëm për bashkatdhetarët tanë që merren me biznes në diasporë.

Po ashtu, kryeministri Mustafa i njoftoi për punën që ka bërë Qeveria në përgatitjen e Pakos Fiskale 2, e cila do të avanconte edhe më shumë ambientin e të bërit biznes në Kosovë, pas suksesit që është arritur me Pakon Fiskale 1.

Kryeministri Mustafa falënderoi përfaqësuesit e bizneseve nga diaspora për gatishmërinë e tyre për të investuar në Kosovë, duke kërkuar nga ta që të shtojnë investimet edhe në të ardhmen.

Kryetari i Rrjetit të bizneseve të diasporës në Austri, Ylli Blakaj, falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen si dhe për mbështetjen e dhënë për bizneset e diasporës, duke e njoftuar edhe për plane konkrete që lidhen me investime në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme