Mustafa takon Qalajn: Të intensifikohet reagimi kundër krimit

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa mbi bazën e kompetencave kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me qëllim të intensifikimit të reagimeve kundër krimit të organizuar.

Sipas njoftimit, Qalaj informoi ministrin mbi masat e ndërmarra në fushën e rendit dhe sigurisë publike.

Mustafa i siguroi Policisë së Kosovës mbështetjen e plotë në realizimin e detyrave operacionale me qëllim të parandalimit dhe luftimit të fenomeneve të cilat po cenojnë sigurinë publike në Kosovë si dhe po shqetësojnë qytetarët dhe opinionin publik.

Në këtë kuadër ministri kërkoi prezencë më të madhe policore dhe rezultate konkrete në parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe në identifikimin e personave të përfshirë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme