Mustafa thotë se nuk i komenton fitoret individuale kur pyetet për numrin e votave që ka marrë Vjosa Osmani

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 17:27 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i dorëhequr i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk i komenton fitoret individuale, kur është pyetur për numrin e votave që ka marrë Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se respekton votën e qytetarëve dhe e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

“Unë nuk komentoj tani fitoret individuale. Është çështje e qytetarëve të cilët kanë votuar dhe unë e respektoj votën, për çdonjërin, jo vetëm për Vjosën. Ne jemi shpreh se e pranojmë rezultatin”, ka thënë Mustafa, pas përfundimit të takimit të Kryesisë me kryetarët e degëve të LDK-së.

Vjosa Osmani e cila në vitit 2019 ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, në zgjedhjet e 14 shkurti të këtij viti ka dalë politikania më e votuar me mbi 300 mijë vota, si pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen.

https://vimeo.com/519555775

Të ngjashme