Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe presidentit Vuçiq për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Mustafa ka thënë se sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, VV’ja pajtohet të themelohet Asociacioni sipas Marrëveshjes së nënshkruar nga Thaçi, raporton Gazeta Express.
“Ndërkaq, Aktgjykimi I Gjykatës Kushtetuese thotë:
Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 84 (9) ne lidhje me nenin 112.1 te Kushtetutes, ne mbeshtetje me nenin 20 te Ligjit dhe me rregullin 56 (a) te Rregullores se punes, ne seancen e mbajtur me21 dhjetor 2015, me shumice votash
VENDOS I. TE DEKLAROJE kerkesen te pranueshme;
II. TE KONSTATOJE qe Asociacioni/Bashkesia e komunave me shumice serbe do te themelohet, siç eshte parapare me Marreveshjen e Pare, te ratifikuar nga Kuvendi i Republikes se Kosoves dhe shpallur nga Presidentja e Republikes se Kosoves;…
Kjo le të konstatohet se LVV pajtohet të themelohet Asociacioni sipas Marrëveshjes së nënshkruar nga z. Thaçi, ashtu siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.
Mustafa tutje ka thënë se më 2015, Vuçiqi ishte pajtuar që Asociacioni të themelohet pasi Gjykata Kushtetuese të konstatojë se vendimi i Qeverisë dhe Statuti janë në harmoni me Kushtetutën.
“Ndërkaq, Vuçiqi ishte pajtuar në Marrëveshjen mbi parimet, të cilën e nënshkruam në vitin 2015 që Asociacioni do të themelohet pasi që Gjykata Kushtetuese konstaton se vendimi i Qeverisë dhe Statuti, (përfshirë edhe ndryshimet e tij) janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Kjo dispozitë nuk gjendet në Marrëveshjen e Parë”, ka thënë Mustafa.