Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar mbajtjen e tri interpelancave të kryeministrit Hoti, sot në Kuvend.
Ai ka thënë se këto tri interpelanca janë mësymje ndaj kryeministrit Hoti.
Mustafa ka thënë se këto interpelanca janë kundër marrëveshjes së bashkëpunimit me ShBA-në.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar miq,
Sot, tri interpelanca njëpasnjë në Kuvendin e Kosovës. Tri mësymje kundër Kryeministrit Hoti.
Dy, kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit me SHBA-të dhe një, pse është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës.
Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin. Ata që ndajnë bindjen se Kosova duhet tu përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Ligjit, si dhe partneritetit me BE-në, sot mbështesin sjelljen parimore dhe të përgjegjshme të Kryeministrit dhe Qeverisë Hoti! IM