Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa u ka kërkuar dhjetë ditë afat për realizimin e kërkesave të tyre, bujqve të cilët protestuan të premten para objektit të kësaj ministrie, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqësisë Tahir Tahiri, pas takimit tha se kanë parë zotim nga ministri se kërkesat e tyre do të merren parasysh.
Por sipas tij, nëse kjo nuk do të ndodh protestat do të jenë të pashmangshme, raporton EO.
“Ministri na u lut me i dhënë afat 10 ditë, me i analizuar ato probleme kërkesa që i kanë bujqit. Do ta mobilizoj stafin tha dhe pas 10 dite do të ulemi përsëri do të shohim ku jemi dhe ku kemi arrit”.
“Konsideroj që protesta e arritur qëllimin e presionit, të ulen si staf me i pa problemet me të cilat ballafaqohen bujqit dhe na premtuan se kanë me i hy në detale çdo ankese problemi brenda kësaj kohe, pas 10 dit na japin përgjigje”.
“Nëse përgjigjja nuk është pozitive i thamë që prapë do të vazhdojmë me protesta, protestën e sot e përfundojmë me kaq, me kusht që në takimin e ardhshëm nuk realizohen kërkesat tona ne prapë do të ftojmë në protesta e që do të jenë shumë më radikale”.
Fermeri Tefik Jashari tha se të gjithë bujqit duhet të trajtohen njëjta dhe barabartë.
LEXONI EDHE: