Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas, ka uruar të gjitha gratë.
Sipas Mustafës, 8 Marsi shënon një prej datave të rëndësishme për shoqërinë tonë.
“8 Marsi shënon një prej datave të rëndësishme për shoqërinë tonë. Është festa e grave, të cilat nuk rreshtën asnjëherë së luftuari për kërkesat e tyre. Përkundër sfidave të shumta që u përballën me jetën dhe shoqërinë, ato nuk u dorëzuan në asnjë moment. Ato u shndërruan në simbol të sakrificës dhe përkushtimit për të ndryshuar dhe ndërtuar vlerat e mirëfillta në shtetin tonë. Ne bashkërisht mbesim të përkushtuar për të punuar që t’i ngriim këto vlera tona”, bëhet e ditur në njoftimin e LDK-së.