Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar përvjetorin e nëntë të Pavarësisë së Kosovës.
“Juve që çdo ditë po e vëni nga një gur në shtatin e Republikës së Kosovës që sot i mbushi 9 vjet, juve bashkatdhetarë tanë që prore shikoni kah Kosova të cilën e mbështetët aq shumë në fazat më delikate, juve familjeve të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së, ju uroj këtë përvjetor të madh të Pavarësisë së shtetit tonë”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
I pari i ekzekutivit këtë përvjetor ia ka uruar veçmas ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.
“Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me fletarrest të serbeve që kryen krime sistematike në Kosovë. Vlerat e lirisë dhe të shtetit të pavarur sikurse edhe e vërteta janë përherë ngadhënjyese. Ashtu siç është Kosova”.