Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ka uruar popullin dhe Qeverinë e SHBA-së.
Në mesazhin e Mustafës thuhet:
4 Korriku 1776 është një prej datave më të rëndësishme në historinë e njerëzimit, pasi që në këtë ditë u miratua Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Që nga ajo kohë, kombi i madh amerikan ndërtoi shtetin më të fuqishëm në botë të bazuar në vlerat më të avancuara humane, duke e bërë atë simbol të lirisë dhe demokracisë globale.
Qytetarët dhe Qeveria e Kosovës i janë përjetë mirënjohës SHBA-ve për përkrahjen e ofruar.
Kosovarët mbesin populli më proamerikan në botë dhe ne jemi shumë krenar me këtë fakt.
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!