Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi sot Istogun, ku u prit nga kryetari i rizgjedhur për mandatin e tretë në krye të Komunës, Haki Rugova.
Mustafa shoqërohej dhe nga kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, si dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri,
Kryetari i LDK-së e uroi Rugovën për rizgjedhjen, duke i ofruar mbështetjen për punët që e presin.
“Kryetari Haki Rugova e falënderoi kryetarin Mustafa për vizitën që iu bë dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për këtë Komunë. Po ashtu, ai e njoftoi kryetarin Mustafa lidhur me projektet dhe planet që do t’i realizojnë në këtë mandat qeverisës, duke shtuar se Komuna e Istogut është e gatshme për të gjitha punët që e presin”, thuhet në një njoftim të LDK-së.