Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi, ka thënë se polici Lulëzim Sulejmani është hero i çdo shiptari, pasi ka arritur ta shpëtojë veten dhe 6 persona tjerë në aksidentin tragjik në Bullgari që la 46 persona të vdekur.
“Edhe pse i plagosur ai arriti që të shpëtoj veten dhe 6 persona të tjerë në një situatë kur një gjë e tillë ishte thuajse e pamundur”, shkruan ai, transmeton Gazeta Express.
Postimi i tij i plotë:
Polici Rexhep Arifi dje, e i riu Lulezim Sulejmani sot, heronjtë e vërtetë të shqiptarëve të Luginës së Presheves!
Krenar që edhe në fatkeqësi, e në momentet më të vështira, shpirit human e luftarak i shqiptarëve të Luginës së Preshevës del në pah për të shfaqur dhe treguar më së miri karakterin e vërtetë tonin.
Lulëzimi është heroi i të gjithëve dhe krenaria e çdo shqiptari të Luginës së Preshevës sot.
Edhe pse i plagosur ai arriti që të shpëtoj veten dhe 6 persona të tjerë në një situatë kur një gjë e tillë ishte thuajse e pamundur.
Duke ndjerë keqardhje per viktimat e ditës së djeshme, akti i heroik i Lulëzimit na bënë të ndihemi krenarë të gjithëve!
Shpresoj që Lulëzimi dhe e fejuara e tij Medina, e 5 të mbijetuarit e tjerë të rastit tragjik të ditës së djeshme të rikuperohen plotësisht e të jetojnë një jetë të gjatë e plotë shëndet.