Mbrojtësi Shkodran Mustafi nuk i frikësohet konkurrencës në skuadrën e Arsenalit. Madje mbrojtësi qendror thotë se i gëzohet konkurrencës.
“Konkurrenca është e mirë në një skuadër, sepse të motivon të punosh çdo javë më shumë. Kur e di që e ke dikë prapa teje, atëherë përpiqesh që ta bësh më të mirën çdo javë”, ka thënë Mustafi për “dailymail”.
Arsenali është përforcuar me disa mbrojtës për këtë edicion. Mustafi 26-vjeçar ka luajtur në dy ndeshjet e para të edicionit 2018\2019 për Arsenalin, përcjell Koha Ditore.
Në të dyja ndeshjet është vlerësuar me notë të mirë. Titullar në shumicën e ndeshjeve ishte edhe edicionin e kaluar, por kritikat ndaj tij ishin të vazhdueshme. Pjesë e Arsenalit është që nga vera e vitit 2016. Karrierë ka bërë edhe te Valencia dhe Sampdoria.
Pjesë e Arsenalit është edhe mesfushori Granit Xhaka. Xhaka ka qenë i kritikuar në dy ndeshjet e para të këtij edicioni. Por vazhdon te jetë titullar te ekipi i drejtuar nga trajneri Unai Emery.