Mustafi pritet të startojë nga minuta e parë për Arsenalin në Ligën e Evropës

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Sonte (e enjte) në mbrëmje rikthehet në program Liga e Evropës me disa takime interesante.Arsenali pas fitores (1:2) në ndeshjen e parë të fazës së grupeve ndaj Rapid Vienës si mysafir, rikthehet sonte në “Emirates” dhe e pret skuadrën irlandeze, Dundalk.Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta në fazën e mbrojtjes pritet ta inkuadrojë nga minuta e parë të takimit, futbollistin me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafin.

Mesfushori nga Prishtina, Granit Xhaka pritet të mungojë sonte në ndeshjen që fillon nga ora 21:00.

Ndeshja në fjalë zhvillohet pa praninë e publikut, për shkak të masave të marra për parandalimin e pandemisë me Covid-19.Këto janë formacionet e mundshme të dy skuadrave: Arsenal: Leno; Mustafi, Gabriel, Kolasinac; Cedric, Elneny, Ëillock, Maitland-Niles; Pepe, Nketiah, Nelson.Dundalk: Rogers; Dummigan, Boyle, Cleary, Gannon; Duffy, Sloggett, Shields, Murray, Mountney; Hoban.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme