Një rekord prej 10.2 milionë njerëzish e kanë vizituar Muzeun Louvre në Paris vitin e kaluar, duke e bërë atë muzeun më të njohur të arteve të bukura në botë.
Një video e bërë në muze nga yjet e muzikës pop, Beyonce dhe Jay-Z, është thënë se ka ndihmuar në rritjen e numrit të vizitorëve.
Drejtori i Muzeut Louvre, Jean-Luc Martinez, tha se kjo është një shenjë se Parisi është rimëkëmbur nga rënia e turizmit pas sulmeve terroriste të vitit 2015.
Të huajt llogaritet se kanë përbërë afro 75% të vizitorëve në Louvre në vitin 2018.
Në Louvre ndodhen Mona Lisa e Leonardo da Vincit dhe shumë kryevepra të tjera të famshme botërore.