Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit uroi besimtarët myslimanë, duke thënë se agjërimi e pajisë besimtarin me një virtyt të çiltër, me një vetëdije vigjilente dhe të shëndoshë, me durim e zemërgjerësi, me moral e edukatë të fortë.
Tërnava me këtë rast u bëri thirrje të gjitha partive politike që të zhvillojnë një fushatë të qetë dhe të përgjegjshme, raporton Ekonomia Online.
“Urojmë dhe shpresojmë që gjatë këtij muaji të rahmetit e mëshirës, spektri ynë politik pjesëmarrës në zgjedhje do të zhvillojë një fushatë dinjitoze, të përgjegjshme, të qytetëruar”, shtoi myftiu Tërnava.
Muaji i Ramazanit fillon nesër(27 maj) dhe sipas kalendarit janë 29 ditë agjërim.
Dita e Fitër Bajramit është më 25 qershor.