Myrto Uzuni, lojtari më në formë i Shqipërisë

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Myrto Uzuni është futbollisti shqiptar që po shënon më së shumti në arenën ndërkombëtare.

Sulmuesi i Ferencvaros realizoi edhe fundjavën e fundit, duke shkuar në kuotën e 20 golave sezonal

Beratasi ka realizuar 6 gola në kampionat, 8 në Kupën e Hungarisë dhe 6 në kompeticionet europiane me fanellën e klubit hungarez.

Një tjetër lojtar me shifra fantastike këtë sezon është Giacomo Vrioni. Lojtari i huazuar te Tirol në  Austri numëron 9 gola sezonal, në 12 ndeshje. 7 prej rrjetave të tundura i ka në kampionatin austriak.

Më pas vjen në renditje Ernest Mucci, autor i 4 golave në kampionatin polak dhe i një goli në Europa League.

Me diferencë nga dy shënuesit më të mirë shqiptarë në Europë, më poshtë janë Sokol Cikalleshi, Armando Broja e Florian Kamberi, që numërojnë nga 4 gola deri më tani.

Të ngjashme