MZHE-ja i jep të drejtë Komunës së Prishtinës në lidhje me Ndërmarrjen Banesore

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 15:43 | Nga

Ministria e Zhvillimit Ekonomik me një opinion ligjor i ka thënë të drejtë Komunës së Prishtinë në raport me paqartësitë e krijuara në Ndërmarrjen Publike Banesore.

MZHE-ja ka sqaruar se është i ligjshëm emërimi Hajdar Hoxhës si ushtrues i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në këtë Ndërmarrje nga ana e Komunës dhe se Nexhat Kryeziu nuk mund të ushtrojë këtë detyrë pasi i ka skaduar mandati i caktuar me ligj.

“Tashme edhe zyrtarisht konfirmohet se Nexhat Kryeziu eshte kryeshef i jashteligjshem”, ka shkruar Dren Kukaj, aksionar i Komunës në NPB.

Aksionari i Komunës së Prishtinës në këtë ndërmarrje, Dren Kukaj, anëtar i PSD-së, bashkë me të emëruarin U.D. i kryeshefit nga komisioni i aksionarëve, Hajdar Hoxha, nuk janë lejuar të futen në objektin e NPB-së, raporton KTV.

Këtë veprim të Kukajt, asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, po ashtu aksionar komunal në ndërmarrje, e ka quajtur tentim për “okupim të ndërmarrjes” me sigurim privat.

Ai ka akuzuar ish-bashkëpartiakun e tij se po do të rehatojë Hoxhën në postin e kryeshefit me falsifikim të dokumenteve e vulave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme