Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, në një konferencë për medie, ka bërë publike kontratën mbi 1 mijë faqëshe të nënshkrua me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
MZhE kishte premtuar se kontrata do të publikohej menjëherë pas nënshkrimit, por Lluka ka shpjeguar se kishin pritur miratimin me shkrim nga kompania “Contour Global” që kontrata ta bëhej publike.
“Këtë javë arritën ta sigurojmë dhe para jush kam kontratën e finalizuar me mbi 1000 faqe. Të gjithë qytetarët kanë qasje të hapur në kontratën e pa prekur që do shpërndahet në të gjitha format, në ueb faqen e ministrisë dhe ta diskutojmë në ditët në vijim për çdo pyetje që kemi rreth asaj kontrate”, tha Lluka, raporton Ekonomia Online.
“Qëllimi ishte të jemi transparentë në punën e bërë nuk ka asnjë ndryshim nga kontrata nga aho që kemi nën shkruar para vitit të ri, do vazhdojë të promovojë transparencën çdo marrëveshje e nënshkruar nga unë do të jetë publike”.
Ai tha se kontrata do të jetë publike në të gjitha format dhe e qasshme për të gjithë. Sa i përket rritjes së çmimit të energjisë së rrymës, ministri tha se nuk mund të flitet se sa mund të jetë çmimi i rrymës.
“Çmimi është vështirë të thuhet sa do ndikojnë faktorët siç janë kushtet e kredisë sepse 70% do të jenë në formë të kredive dhe interesi i kredisë luan rol në koston të energjisë jemi të gjejmë një kredi të financuar nga shtetet siç janë nga Japonia që kanë norma të buta të interesit apo pa interes fare. Punëtorët e Kosovës A, një pjesë e tyre do gjejnë në minierën e re që do të jetë e dyfishuar stafi i asaj miniere”.
“Ky projekt është që 13 vite, në marrëveshjen e fundit të përmirësuar është me e mira e mundshme për një termocentral çmos ta dështojmë dhe zgjasim kohën për këtë termocentral”.
“Kosto kapitale në formë të hua është llogaritur 8,5 deri 9% sepse kemi llogaritur anën me të shtrenjtë, çdo gjë që është nën 9% do ndikojë pozitivisht në koston e gjenerimit, dhe nëse shkon mbi atë çmim duhet të ndalim nga kjo kontratë”.
Obligimet e qeverisë së Kosovës sipas tij, janë që të furnizimi me thëngjill dhe ujë, por nuk do të ketë obligime financiare.
“Projekti nuk do financohet nga buxheti i Kosovës, obligimet e qeverisë janë furnizimet me thëngjill dhe me ujë të vazhdueshëm , obligim tjetër më i madh që kemi blerja e energjisë elektrike që gjeneron termocentrali, sigurimi i vendit për deponimin e hirit këto janë obligimet që i marrim, do të jetë investim kapital”.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka urdhëruar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të publikojë dokumentet që ndërlidhen me ofertimin për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” dhe procesin e privatizimit të KEDS-it.
Marrëveshja me kompaninë amerikane “Contour Global” kap vlerën mbi 1 miliard euro dhe konsiderohet si projekti më i madh në historinë e Kosovës.
Ajo u nënshkrua më 20 dhjetor të vitit të kaluar dhe parasheh investimi prej 1.3 miliard euro duke vënë në funksion njësinë e re prej 500 megavatesh brenda një periudhe katërvjeçare.
Me komponentë e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës.
Termocentrali i ri do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit.
“Contour Global” do të siguron kapitalin 30% të vlerës se projektit dhe kreditë e institucioneve ndërkombëtare financiare.