Ministria e Zhvillimit Rajonal ka nënshkruar kontratat me përfituesit e grandeve nga programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar, raporton Ekonomia Online.
Nga ky program janë nënshkruar 130 kontrata, ku përfitues kanë qenë të rinjtë, gratë e bizneset. Qëllimi i programit është që të zvogëlohet importi e të stimulohet që të ketë eksport.
Ministri Fikrim Damka, tha se për këtë program janë ndarë 1.5 milionë euro e që pritet që të gjenerohen 300 vende të reja të punës.
Sipas tij, me këto shuma bizneset do të blejnë pajisje të reja me teknologji të re, e të rinjtë do të kenë mundësi që të nisin bizneset e tyre.
“Sot e kemi përfunduar programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar vitin 2023 ku ky program parasheh që të subvencionoj bizneset aktuale edhe Start-Up në Kosovë. Këtë vit e kemi pasur një thirrje pata dy muajve edhe gjitha proceset janë kryer me kohë. Sipas krejt të dhënave që i kemi përfunduar edhe vlerësimit sot i kemi nënshkruar 130 kontrata për të cilën besojmë se do të gjenerojnë përafërsisht 300 vende pune”.
“Përafërsisht do të ndahen 1.5 milionë euro për këtë program. Përfitues janë rinia, gratë dhe bizneset. Besoj që shumë që do të ndajmë sot do të blejnë pajisjet të reja, do të përdorin teknologjinë me të avancuar për të prodhuar në Kosovës. Synime e kemi që të zvogëlojmë importin edhe të stimulojmë që të ketë edhe eksport. Synimi e kemi që të stimulojmë rini që të nisin punën edhe biznesin vetë”, tha ministri.