Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit me Skenderajn dhe Drenasin për realizim të projekteve
Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri, Rasim Demiri, sot ka nënshkruar marrëveshjet e mirëkuptimit me komunën e Drenasit dhe të Skenderajt nga programi për zhvillim rajonal për projekte të investimeve kapitale.
Ne kuadër të kësaj marrëveshje do të ndërtohet kolektori kryesor i ujërave të zeza në mes të komunës së Drenasit dhe të Skenderajt, konkretisht nga Polaci deri në Drenas si dhe ndërtimi i infrastrukturës të parkut për sport dhe rekreacion në Prekaz.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari, kanë falënderuar Ministrin Demiri për përkrahjen dhe janë zotuar se do t’i realizojnë projektet me përkushtimin dhe qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Lladrovci dhe Jashari kanë vlerësuar se me këtë projekt do të ruajnë pronat ne këtë aks si dhe ambientin, duke ndikuar në cilësinë e jetës së qytetarëve.
Ministri Demiri përgëzoj komunat përfituese dhe ju uroj suksese në zbatimin e projekteve të përbashkëta.