1.”U vaksinova në Serbi”- po më thotë një shok i lindur në Preshevë, e i rritur në Prishtinë.
“Nuk pata qare. Shumë po tutna. Më ka vdekë një i afërm prej Covidi” – dhe po vazhdon – “Kishte edhe një numër i shqiptarëve të Kosovës që po vaksinohen në Serbi. Po i gjejnë mënyrat”.
2.
Jemi të vetmit në regjion që nuk e kemi siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër Covid 19.
Kjo çështje nuk ka të bëjë me korrupsion.
Thjeshtë, politikanët i kemi të paaftë.
Katastrofë!
3.
Kur padituria e politikanëve tanë kombinohet edhe me korrupsion na del rezultati si në vijim:
Shteti thuaja nuk funksionon!
4.
Si rast eklatant i mosfunksionimit të shtetit e kemi rastin e tabelave për automjete. A ka ndonjë shtet në Evropë që i ka ndodhë mos me pasë tabela për 3 muaj?
A ka ndonjë shtet në Evropë ku në spital duhet blerë madje edhe shiringat dhe fashat?
5.
Kam pasur kritika të mëdhaja në punën e Eulex-it, sa ka pasur fuqi ekzekutive.
Tani po e shoh që e kam pasur gabim.
Sistemi i ynë i drejtësisë po vuan për Eulex-in.
6.
Politikanët tanë analfabet dhe primitiv, na kanë humbur vetëbesimin nacional.
Kemi filluar të besojmë, që nuk jemi të aftë për asgjë.