Abbott për filmin “Zgjoi”: Mezi pres ta shikoj

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka përgëzuar Blerta Bashollin për suksesin e arritur si regjisorja më e mirë në Festivalin Sundance me filmin e titulluar “Zgjoi”.

Abbot thotë se mezi pret ta shikoj filmi.

“Urime Blerta Basholli për fitoren e Regjisorit më të Mirë në Festivalin e Filmit Sundance për filmin Zgjoi. Mezi pres ta shikoj! Është mirë të shohësh filma që adresojnë të kaluarën e Kosovës; ato na ndihmojnë të flasim së bashku për të ardhmen”, është shprehur Abbott.

Në garën e kinemasë dramatike botërore, “Zgjoi” është shpërblyer me çmimin e madh të jurisë, çmimin e publikut e çmimin e regjisorit më të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme