Bekim Jashari thotë se po e fyejnë e kritikojnë: S’e di qysh këta politikanë munden me qenë më të mirë se djali i Hamzës

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari është deklaruar pas kritikave që pranoi në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se fyerjet e ulëta që i janë bërë për shkak të disa deklaratave të tij, e kanë prekur mjaft shumë.

“Unë nuk e di çfarë ju ka bërë juve Bekim Jashari, gjeni një fakt që i kam bërë diçka të keqe dikujt, po nuk ka. Si ka mundësi krejt këta politikan të tjerë të jenë më të mirë se sa djali i Hamëz Jasharit, unë që kam ardhur në këtë pozitë edhe pa dëshirën time, jam i lënduar nga populli im, populli për të cilin familja ime ka dhënë jetën”, ka thënë Jashari në kanal10.

Bekim Jashari është në krye të komunës së Skënderajt nga zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2017, derisa më herët kjo komunë udhëhiqej nga Sami Lushtaku, tani nënkryetar i PDK-së.

Jashari nuk gjeti përkrahjen e të gjithë akterëve politik në kandidimin e tij për Kryetar të Skënderajt, por që kritikat ndaj tij nuk ndaluan as tani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme