“ELKOS” eksporton mallra edhe në Amerikën Latine

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Kompanisë “ELKOS”, Ramiz Kelmendi, ka bërë të ditur se Elkos Plastika sot ka realizuar për herë të parë eksportin në Amerikën Latine.

Kelmendi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka thënë se sipas kontratës që kompania e tij e ka nënshkruar, parashihen 12 eksporte për vitin 2019.

Ai ka shtuar se kjo kontratë është arritur pas kontaktit që ai i ka bërë gjatë Panairit të Parisit, të cilin e kishte organizuar KIESA.

“Elkos Plastika sot ka realizuar për herë të parë eksportin në Amerikën Latine. Sipas kontratës parashihen 12 eksporte për vitin 2019. Bashkëpunim nga kontakti i realizuar në Panairin e Parisit, organizuar nga KIESA. Përgëzojë stafin menaxherial dhe punëtorët për kualietin e ndërtuar të prodhimit”, ka shkruar Kelmendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme