Inaugurimi i Qendrës Kulturore në Vushtrri, Hoti: Ngjarje e veçantë për jetën kulturore

Vushtrri | 26 Jan 2021 | 14:19 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në inaugurimin e Qendrës Kulturore në Vushtrri “Hasan Prishtina”, ku morën pjesë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministrja në detyrë e kulturës Vlora Dumoshi, si dhe kryetari i kësaj komune Xhafer Tahiri, u tha se ky objekt do të zgjidh problemin për 100 vitet e ardhshme për kulturën, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë Hoti, tha se kjo është një ngjarje e veçantë për jetën kulturore e artistike të kësaj komune.

“Ngjarje e veçantë për jetën kulturore e artistike në këtë vend me traditë. Një person që 24 orë është në shërbim të qytetarëve të komunës është kryetari Tahiri që tregon përkushtim që duhet vlerësuar. Sot jemi për të përuruar këtë projekt dhe t’i urojmë të gjithë artistët pa dallim. Ky qytet ka traditë të madhe të mikpritjes. Shpreh mirënjohjen time dhe të Qeverisë që e kanë ruajtur këtë objekt ndër vite”, tha Hoti.

Ndërsa, kryetari Xhafer Tahiri tha se për këtë objekt kanë investuar 1 milion euro.

“Është nder për mua që bashkë me kryeministrin, ministrin, miqtë e kulturës po e përurojmë objektin më kapital të kulturës. Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” që po e përurojmë sot qëndron sot dhe do të qëndrojë dëshmi e ndryshimit dhe ky vend të mbetet shtëpi e kulturës dhe jo e banesave. E gëzofshim të gjithë si qyteti i Hasan Prishtinës. Ne kemi ditur dhe do t’i nderojmë përjetësisht mysafirët”, tha Tahiri.

“Investim mbi 1 milion euro” shtoi Tahiri.

Ministrja në detyrë, Dumoshi tha se investimet për këtë komunë nuk do të ndalen.

“E lumtur që jemi këtu bashkë me Hotin e kryetarin Tahiri e me artistët. Është ditë gëzimi. Jemi në kohë fushate por gëzimin tonë s’do ta prishim. Pamë shumë piktorë, profesorë që janë të lumtur për këtë”,

“Në hapësirat e qendrës së kulturës që bartë emrin e intelektualit të madh për liri e pavarësi. Vushtrria e pasur me shumë vlera arkitektonike. Ne si MKRS kemi punuar shumë me komunën muzeun e këtë tempull. Do të dallojmë edhe punimet për stadiumin e qytetit dhe investimet tona s’do të ndalen me kaq”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme