Këto dy komuna prijnë me numër të vdekjeve nga Covid-19

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Kosova e ka mbyllur 24-orëshin e fundit me 19 të vdekur si pasojë e COVID-19, që është numri më i madh deri tani

Prijnë Gjilani dhe Prizreni – me nga 4 të vdekur.  Në Gjilan kanë ndërruar jetë një 78 vjeçar, një 71, një 67 dhe një tjetër i nmoshës 64 vjeç. Kurse peroant të ciklët e kanë humbnuir betejën me Covid në Prizren, ishin të moshave 75, 72, 72 dhe 62 vjeçe.

Personi më i ri që ka vdekur si pasojë e infeksionit me Covid 19 është një 52 vjeçar nga Skënderaj, ndërsa më i moshuari, është një 80 vjeçar nga Vushtria.

Gjilani është komunë që është klasifikuar në ‘zonën e kuqe’, ndërsa Prizreni është ende në ‘zonën e verdhë’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme