Matoshi: Lansimi i grantit prej 7 milionë € për menaxhim e mbeturinave mundësi për komunat

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 11:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), mbështetur nga  Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) ka lansuar Grantin e Performancës, Mjedisi i Pastër, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) Fatmir Matoshi, tha se granti i lansuar kap vlerën prej 7 milionë eurosh dhe do të implementohet në tri vitet e ardhshme.

“Jam shumë i lumtur që sot po lansojmë projektin më të madh të ndërmarrë ndonjëherë në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Lansimi i grantit të performancës me 7 milionë euro për 3 vitet e ardhshme po mundësohet falë bashkëpunimit me GIZ-in dhe Zyrën e BE-së në Kosovë”.

“Në emër të përmirësimit dhe krijimit të një sistemi të integruar të menaxhimit të mbeturinave kemi ngritur një bazë ligjore në përputhje me direktivat e BE-së e cila kërkon një vullnet nga të gjithë ne për zbatimin e saj”.

“Granti që po lansojmë sot do jepet për komunat të cilat tregojnë performancë më të mirë të kritereve të përcaktuara duke u nisur nga zbatimi i legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave, hartimi dhe zbatimi i planeve menaxhuese të mbeturinave, zbatimi i udhëzimit për ndëshkime për gjoba mandatore etj”.

Aty janë prezantuar përpjekjet e përbashkëta në vlerësimin e performancës komunale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, përmes grantit të performancës, të bashkëfinancuar nga MMPH, BMZ dhe BE.

Në këtë ceremoni është bë edhe nënshkrimi i marrëveshjeve tri palësh mes MMPH-së, GIZ dhe Kryetarëve të Komunave. 

Luigi Brusa, nga zyra e BE-së, ka kërkuar që të tregohet kujdes i shtuar për ambientin.

“Ky është sektori më me rëndësi që ne jemi duke punuar në Kosovë dhe jam i lumtur që jam këtu për ta përmbushur këtë projekt”.

“Kryetarët që janë këtu në Kosovë kur ju jeni përreth këtij shteti ju e shihni se cila është situata, pa ndonjë kontroll, pra është përgjegjësi e juaja dhe e qytetarëve të juaj që të keni më shumë kujdes për ambientin përreth”.

“Arsyeja pse projekti i GIZ-it është një bazë për qytetarët këtu në Kosovë është arsyeja që na ka bërë neve ta përkrahim projektin e GIZ-it. Ne duhet ta bëjmë më të mirën e mundshme për këtë projekt”.

Rozafa Ukimeraj, sekretare në MAPL, tha se projektet e tilla mundësojnë sistem të integruar dhe efikas të menaxhimit të mbeturinave në nivel vendi.

“Edhe kjo ngjarje sot shënon një përpjekje të përbashkët institucionale që të bashkërendojmë aktivitetet së bashku me donatorët në mënyrë që të kemi një sistem efikas dhe të integruar ku komunat përfitojnë në baza meritore sipas kritereve të qarta, që ka për qëllim ngritjen e llogaridhënies në nivelin lokal dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve komunale”.

“Përmes matjes së performancës ne kemi krijuar një kulturë të vlerësimit sipas një sistemi meritor dhe konkurrues për komunat, ku sistem fillimisht ishte me përkrahjen e USAID-it pastaj prej vitit 2015 është ridizajnuar në bashkëpunim të qeverisë zvicerane”.

Anja Becky, nga Ambasada Gjermane në Kosovë, tha se menaxhimi i mbeturinave është sfidë jo vetëm për Kosovën.

Sipas saj, Kosova ka ende punë për të bërë sa i përket përmirësimit të mjedisit, por që është bërë punë e mirë në këtë drejtim.

“Gjermania është një nga liderët që mbështetë këtë projekt që të ua mundësojë komunave që të ofrojnë më të mirën e shërbimeve për qytetarët e tyre”.

“Nëse e shohim përparimin e Kosovës në 20 vitet e fundit në këtë fushë ka ende shumë për të bërë, në shumë gjëra që përfshihen në shumë fusha. Kjo fushë është sfiduese në gjithë botën jo vetëm në Kosovë”.

Të ngjashme