Ministri Mustafa priti në takim njoftues ambasadorin e SHBA-së në Kosovë

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në  takim njoftues ambasadorin e Shteteve të  Bashkuara të  Amerikës, PhilipKosnett. Në këtë takim, ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Gjatë këtij takimi u  diskutua  për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës.

Ministri Mustafa ka vlerësuar lartë mbështetjen që qeveria amerikane ka dhënë për sektorin e sigurisë, veçanërisht për përkrahjen në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të  ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa,ambasadori amerikan, PhilipKosnett tha se vendi i tij është i përkushtuar për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, duke shtuar se ndjehet shumë i gëzuar që do të shërbejë në Kosovë.

Ai theksoi se bashkëpunimi dhe përkrahja amerikane për Republikën e Kosovës, e në veçanti për institucionet e rendit dhe ligjit, nuk do të mungojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme