MPMS-ja marrëveshje me Komunën e Lipjanit për punësimin e 50 personave

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 13:21 | Nga

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi kanë nënshkruar sot dy marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit “Punë Publike” dhe realizimin e projektit “Praktikant në Qendren për Punë Sociale në Lipjan”.

Këto projekte të përbashkëta, Ahmeti dhe Abrashi i kanë cilësuar si shumë të rëndësishme për Komunën e Lipjanit, e që do të ndikojnë sadopak në zbutjen e papunësisë së qytetarëve lipjanas.

Kryetari Ahmeti ka falenderuar Abrashin për vazhdimin e këtij projekti edhe këtë vit, dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në implementimin e projekteve të përbashkëta e që kanë impakt të mirë në pastrimin e qytetit dhe në punësimin e qytetarëve.

Ndërsa ministri Abrashi theksoi se orientimi i Qeverisë së Kosovës vazhdon të jetë ndërmarrja e të gjitha hapave që sigurojnë rritje të mirëqenies sociale tek të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai tha se projekte të tilla në Lipjan do të ketë edhe në të ardhmen.

Në kuadër të projektit “Punë Publike”, do të angazhohen 50 punëkërkues të cilët janë të regjistruar në Zyrën e Punësimit në Lipjan, për një periudhë kohore 3 mujore, e cila ka për qëllim pastrimin dhe mirëmbajtjen e lokacioneve në Komunën e Lipjanit.

Ndërsa në kuadër të projektit “Praktikant në Qendren për Punë Sociale në Lipjan”, do të angazhohen 4 praktikant me pagesë në QPS për periudhën 6-të mujore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme