Në Ditën e tyre pensionistët lëshojnë pëllumba para Qeverisë, kërkojnë të trajtohen me dinjitet

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 11:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën Ndërkombëtare të Pensionistëve Shoqata e Pensionistëve të Kosovës ka organizuar aksion simbolik para Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë lëshuar pëllumba para Qeverisë, duke thënë se janë për paqe e kërkojnë të trajtohen me dinjitet.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, tha se kjo kategori janë meritore për shumë procese në vend prandaj edhe duhet të kthehet vëmendja te ta.

Të mjerueshme e ka quajtur ai jetën e një pensionishti në Kosovë, përderisa ka numëruar një varg kërkesash drejtuar Qeverisë.

Ai shtoi se Kosova është i vetmi vend që nuk ka fond të sigurimeve pensionale, prandaj edhe Qeveria duhet të reflektojë e të merret me problemet e vazhdueshme të tyre.

“Problemi më i madh është që Qeveria nuk po e respekton ligjin aktual që në neni 14 që thotë se pensionet do të rriten konform inflacionit që do të rrite brenda një viti”.

“Pastaj kanë qit kritere që janë diskriminuese siç është përvoja e punës prej 15 vjet para viti 1999 ata që rezistuan gjatë pushtimit tash po diskriminohen nga Qeveria. Pastaj nuk iu njihen diplomat që janë marrë gjatë qeverisjes paralele”.

“Edhe kërkesa që të paraqiten çdo 6 muaj qe janë gjallë. Jeta e të një moshuarit është e mjerueshme, mos të kishin qenë remitencat s’kishin mund me ja dalë. Qeveria duhet të reflektojë. Kosova i vendim vend që nuk ka fond të sigurimeve pensionale”.

Më pas ata do të mbajnë tribunë me temë “Dinjitet për pensionistët”.

Të ngjashme