Në rast të stërmbushjes së QKUK-së, komuna e Prishtinës bën gati hapësira të reja

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 08:33 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përhapjes së pandemisë dhe numrit të madh të të infektuarve, Komuna e Prishtinës ka filluar përgatitjet për situatën më të rëndë që mund të shkaktoj Coronavirusi.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha për Ekonomia Online se ditëve në vijim pritet të ketë rritje të numrit të të infektuarve, kjo sipas gjendjes së krijuar edhe në shtetet e botës.

E për këtë tha ai, se komuna ka dezinfektuar disa hapësira brenda objektit për të qenë gati nëse nuk ka vend për shtretër në QKUK.

Me tej, Ahmeti tha se nëse vazhdon kriza, komuna do të vazhdoj të marrë masa të tjera.

“Tani e kemi pakon ekonomike që i kemi lirua bizneset prej taksave të ndryshme, do të fillojmë një program të granteve do të vazhdojmë edhe me tutje. Jemi duke u përgatitur edhe për me të keqën. Nëse ka nevojë për shtretër i kemi dezinfektuat disa hapësira për të qenë gati nëse na vjen kërkesa që nuk ka më shtretër QKUK”.

“Ne jemi duke u përgatit sepse mund të vjen situata duke e parë atë që ka ndodhur në shtetet tjera. Jemi gati por nuk edi se çfarë na pret. Nëse bëhet krizë më e madh do të vazhdojmë më masa tjera”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti tha se janë duke zbatuar masat e ndërmarra nga Qeveria, çfarëdo qofshin ato.

“Duke marrë parasysh se po punojmë me staf të kufizuar sepse punëtorët 80 përqind janë në shtëpi. Është duke u bërë punë e mirë, prej stafit shëndetësor, inspektoratit, punëtorëve që sigurohen që shërbimet bazike të funksionojnë, pastrimi, hortikultura MPB”.

“Jam i kënaqur me punën e komunës sonë, ka një unitet të subjekteve politike, po zbatojnë vendimet e qeverisë çfarëdo qofshin ato, nuk po kontestojmë”, tha ai.

I pari i kryeqytetit theksoi se do të vazhdojë me masat për mbajtjen e Prishtinës të pastër në parandalimin e virusit.

“Rezultati është se po kemi nga dy raste në ditë. Virusi është brenda, jam i sigurt që do të ketë rritje të numrit po që ideja është që të mbajmë atë numër sa më poshtë. Do të fokusohemi edhe me tutje në mbajtjen e Prishtinës pastër, në parandalimin e përhapjes dhe kyçe në pakon ekonomike që do ta bëjmë”.

“Qëllimi është që të jemi pranë qytetarit. Komuna është pronë e qytetarëve të Prishtinës, nëse shteti nuk ndihmon në këtë periudhë atëherë nuk na duhet”, ka thënë Ahmeti.

Mes tjerash, Ahmeti potencoi se një ndër problemet më të mëdha me të cilat do të ballafaqohet Qeveria dhe pastaj komuna do të jetë buxheti.

“Buxheti është pikë më e vështirë, e rëndë. Buxheti ka dy pjesë e të hyrat dhe shpenzimet e ne fokusohemi në shpenzimet. Qeveria do të ketë probleme do të ketë probleme edhe komunat”, u shpreh Ahmeti.

Të ngjashme