Osmani nga Prekazi: Ta kujtojmë çdo ditë sakrificën e Jasharajve, janë themel i shtetit

Prekaz | 06 Mar 2020 | 09:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në kompleksin Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka kërkuar që të përkujtohet çdo ditë sakrifica e familjes Jashari, ngase siç tha ajo kjo familje është themeli i shtetit të Kosovës.

“Jo vetëm në këto data, në çdo ditë, në çdo moment duhet ta përkujtojmë këtë sakrificë të familjes Jashari që i ka vënë themelet shtetit tonë”.

“Kjo ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës para botës se populli shqiptar ishte i shtypur nga ana e regjimit totalitar serb”, tha Osmani.

Shënimi i 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari është duke vazhduar edhe sot me aktivitete të ndryshme.

Në ora 09:00 janë bërë homazhe dhe vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz nga krerët shtetëror, ku më pas do të vendosen kurorash me lule si dhe do të vizitohet familja Jashari.

Ndërsa në ora 12:00 do të bëhen homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së.

Në ora 17:00 pritet të mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme