Kurti: E kemi borxh dhe obligim ndaj të rënëve të punojmë për shtet-ndërtim

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 09:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe në kompleksin Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se borxhin ndaj kësaj familjeje mund ta shlyejnë vetëm me punë për shtet-ndërtim.

“Erdhëm për të nderuar epopenë, për të bërë homazhe te kjo familje që e ka vulosur Prekazin si kryeqytet”.

“… ne e kemi obligim dhe borxh dhe këtë mund ta shlyejmë vetëm me punë të përditshme për shtet-ndërtim”, ka thënë ai.

Shënimi i 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari është duke vazhduar edhe sot me aktivitete të ndryshme.

Në ora 09:00 janë bërë homazhe dhe vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz nga krerët shtetëror, ku më pas do të vendosen kurorash me lule si dhe do të vizitohet familja Jashari.

Ndërsa në ora 12:00 do të bëhen homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së.

Në ora 17:00 pritet të mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/osmani-nga-prekazi-ta-kujtojme-cdo-dite-sakrificen-e-jasharajve-jane-themel-i-shtetit/

Të ngjashme