Rrjeti i Grave ndan rreth 48 mijë euro për 14 organizata të udhëhequra nga gratë

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 14:31 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve me shumën prej rreth 48 mijë euro, ku përfituese janë 14 organizata, raporton Ekonomia Online.

RrGK ka nënshkruar kontratat me përfituesit e granteve. Këto grante janë mundësuar me përkrahjen e Agjencionit Austriak për Zhvillim (ADA).

Drejtorja Ekzekutive e RrGK, Igballe Rogova, tha se kjo organizatë ka qenë dhe është gjithmonë transparente dhe ka siguruar se fondi austriak e di me shifër se kujt dhe për çka iu janë ndarë grantet.

“RrGK ka filluar punën para dy dekadave, por shumë anëtare tona nuk kanë pasur në donatorë dhe në 2012 e filluam fondin për të ndihmuar këto organizata që të vazhdojnë punën e tyre dhe të implementojmë strategjinë që e kemi përpiluar sëbashku”.

“Sot kemi raundin e fundit për këtë vit dhe është mbi 47 mijë euro. Kanë fituar 12 grante dhe kanë qenë 14 organizata”.

Arsim Aziri, Këshilltar i Sektorit Privat, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), ka thënë që në veçanti përkrahin çështjen gjinore.

“Është kënaqësi me dëgjuar që gjatë këtyre granteve e ka rritë vetëdijesimin edhe tek donatorët tjerë që kanë kontribuar ku ka arrit 144 grante “.

“Ne jo vetëm me këtë projekt, por edhe për fuqizimin gruas në ekonomi, edukim në të gjitha projektet tentojmë në maksimum sa mundet që të përfshihet në çdo aktivitet, balanca gjinore të jetë e respektuar”.

Veprore Shehu, nga “Medica Kosova”, tha se projekti i organizatës së saj është që të jetë një qasje më të mirë ndaj viktimave të dhunës seksuale.

“Përmes këtij trajnimi adreson përgatitjen e akterëve të therë që janë të përfshirë në mënyrë jo-direkte. Është projekt që adreson përgatitjen përmes një qasje më të mirë, kanë njohuritë mbi traumën dhe do të trajnoj edhe disa akterët familjarë dhe atyre të dëshmorëve edhe OJQ”.

Resmije Rrahmani, anëtare e organizatës të  personave me distrofi muskulore, tha se edhe gratë me nevoja të veçanta duhet të gëzojnë të drejta.

“Është hera e katërt që ADA na mbështet dhe për ne është shumë hapa të mëdha. Qasemi gjithmonë në pengesa dhe nuk d.m.th që duhet të ndalemi. Edhe ne femra me aftësi të kufizuara kemi të drejta në shëndetësi”.

Sanije Graicevci, shoqata e grave “Aureola”, ka thënë se kanë marrë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për trashëgiminë në pronë.

Përfituesit e granteve të FGK janë:

Grant Avokimi Individual për një Organizatë:

  • Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK) me iniciativën: “Shëndeti për të gjithë” iu ndanë 3,840.00 euro;
  • Shoqata e Grave “Aureola” me iniciativën: “Avancimi i ligjit të trashëgimisë”, iu ndanë 3,395.00 euro;
  • Shoqata e Mamive të Kosovës (ShMAKS) me iniciativën: “Fuqizimi i rolit të shërbimit profesional të mamive” iu ndanë 3,055.00 euro;
  • Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuar të Mitrovicës – Handikos Mitrovica me iniciativën: “Depresioni tek nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe tek personat me aftësi të kufizuara” iu ndanë 3,346.00 euro;
  • Psikoterapeutët në Veprim me iniciativën: “Avancimi i kujdesit paliativ në Kosovë dhe sensibilizimi i komunitetit për personat me nevoja te veçanta” iu ndanë 3,351.00 euro;
  • Luna me iniciativën: “Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të grave – kundër dhunës në baza gjinore” iu ndanë 3,511 euro;
  • Gruaja Bashkëkohore me iniciativën: “Stigma e shoqërisë mbi seksualitetin” iu ndanë 3,164.00 euro;
  • Aleanca e Grave për Integrim me iniciativën: “Vetëdijesimi i grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptase në komunën e Ferizajt dhe Lipjanit për shëndetin e tyre” iu ndanë 3,665.00 euro;
  • Qendra për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës (QMGF) “Raba Voca” me iniciativën: “Pushimi prindërorsi model i ardhshëm në Kosovë” iu ndanë 2,795.00 euro;
  • Shoqata e Grave Fermere “Krusha e Vogël” me iniciativën: “Mbështetja e grave në menopauzë” iu ndanë 3,460.00 euro.

Grante Avokimi në Partneritet për Ndryshim:

  • Medica Kosova & Djepi i Buzëqeshjes me iniciativën: “Përdorimi i qasjes së bazuar në komunitet dhe traumë për përmirësimin e çasjes së të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës gjatë procesit të njohjes së statusit të tyre” iu ndanë 6,894.00 euro;
  • Dera e Hapur & Ruka Ruci me iniciativën: “Çfarë” sjell e nesërmja me mua!” iu ndanë 7,516.00 euro.

Që nga viti 2012, FGK ka ndarë 144 grante, duke përkrahur 75 organizata të ndryshme, me shumën prej 532,830.50  euro.

FGK ka pasur më shumë se 19,564 përfitues dhe ka kontribuar në së paku 29 ndryshime të politikave drejt përmirësimit të jetës së grave dhe vajzave në Kosovë.

Të ngjashme