5 këshillat më të mira për gratë ndërmarrëse

Prishtinë | 05 Gus 2023 | 01:11 | Nga Ekonomia Online

Bëhuni forca e fuqishme e cila formon ambientin e punës për të cilin ëndërroni të punoni.

Do të dëshiroja që të jesh femër ndërmarrëse të mos ishte ndryshe nga të qenit mashkull ndërmarrës. Por e vërteta është se të jesh grua në fuqinë e punëtore ka sfida. Çdo ditë lexoj nga një tregim për pagat jo të barabarta ose ngacmimet seksuale. Unë i kam hasur këto gjëra disa herë në karrierën time dhe ato mund të ju bëjnë të dëshironi të dorëzoheni.

Por nuk e bëra, dhe as ju nuk duhet. Ja se çfarë kam mësuar gjatë karrierës time duke luftuar problemet me të cilat ne gratë përballemi, transmeton Ekonomia Online.

Shikoni përpara, jo prapa

Një pjesë e të qenit ndërmarrës është të jesh inovator. Kështu që inkurajoj gratë të jenë forca e pandalshme e cila e krijon të ardhmen që e dëshironi. Ndiqni pasionin tuaj dhe mos ndaloni nëse është një fushë e dominuar nga meshkujt. Mua më thanë herët në karrierën time se nuk ka shumë gra ekzekutive në industrinë e argëtimit, dhe ajo vetëm më bëri të dëshiroj të vazhdoj përpara. E dija se argëtimi dhe teknologjia do të ishin e ardhmja, kështu që vendosa të mësoja gjithçka që munda për teknologjinë. Mos prisni evolucionin, vetëm zhvillohuni.

Udhëhiqni nga shembulli

Gratë mund të dëmtojnë gratë tjera dhe është thjeshtë qesharake. Ka mjaft sfida në drejtimin e biznesit. Nuk ka asnjë garë për të fituar këtu e cila nuk mund të fitohet me një tjetër grua në anën tuaj. Stafi i lartë në kompaninë time ka një proporcion 50/50 meshkuj dhe femra.

Kolegia ime Deeksha dhe unë mbështesim njëra tjetrën 1,000%. Ne të dyja punojmë shumë dhe të dyja jemi nëna, e cila na bën shumë të mira në menaxhimin e kohës tonë. Përtej punësimit dhe këshillimit të një ekipi të femrave dhe meshkujve të talentuar, ne po ndërtojmë një kulturë ku njerëzit mund të arrijnë sukses pavarësisht gjinisë. Kur ne diskutojmë lejen e lindjes për nënat, leja për babain gjithashtu diskutohet. Ne udhëheqim me filozofinë se barazia dhe gjithëpërfshirja janë faktorët kyç në suksesin e biznesit tonë.

Pranojeni se jeni një nënë ( nëse zgjidhni të bëheni )

‘’Gratë kanë bebe, truri i tyre nuk thyhet’’, e kam thënë këtë në shumë raste. Kam tre fëmijë. Ata janë një fakt, jo një iluzion. Edhe pse nuk jam lloji i personit i cili mban fotografitë e fëmijëve në tavolinë, ata janë një pjesë e jetës time dhe e asaj që jam. Amësia gjithashtu më ka bërë tregtare më të mirë. I kuptoj sfidat e të pasurit fëmijë dhe e di se si t’i shes diçka një nëne. Nënat shpesh zgjedhin se çfarë të blejnë për shtëpi dhe kush mund t’i drejtojë ato më mirë se sa një tjetër nënë? Ne e kuptojmë njëra tjetrën më shumë se çdokush tjetër.

Dini vlerën tuaj

E kuptoj kur shoqet e mia diskutojnë kontratat e tyre sepse unë kurrë nuk frikësohem të flas për para. Nuk e di se pse grave nuk iu pëlqen të diskutojnë pagën e tyre. Nuk e kuptoj këtë. Ju shkoni në punë për të fituar para, apo jo? Pra pse nuk do t’i kërkonit paratë të cilat ju nevojiten për të jetuar?

Përtej parasë, dini se çfarë tjetër vlerësoni. Unë vlerësoj kohën, kështu që jam marrë vesh që të punoj një ditë në javë nga shtëpia. Normalisht unë udhëtoj nga 2 orë, dhe kthimi i atyre dy orëve është një gjë shumë e mirë. Tejkalimi i kësaj pjese më jep fokus total në projektet të cilat duhet t’i përfundoj. Ndryshimi i vendit gjithashtu hap kreativitetin tim, dhe më pëlqen liria për të punuar nga kafeteria ime lokale ose të shkruaj prezantime në shtëpi me pizhamet e mia.

Mbështetni motrat tuaja.

Edhe pse mentorët e mi janë kryesisht meshkuj, unë kërkoj femra të reja të talentuara për t’i ndihmuar në çfarëdo mënyre. Unë bëj prezantime për to, shikoj rezymetë dhe i trajnoj për lëvizjen e tyre të radhës në karrierë. Por gjëja më e rëndësishme të cilën mund t’a bëj për një grua të re është të besoj tek ajo. Unë dua të ndërtoj gjeneratën e radhës të grave udhëheqëse që vajza ime të mos ketë nevojë të lexojë një artikull të tillë.

Gjënë e fundit të cilën do ua them nuk është një këshillë, por një deklaratë. Më pëlqen të jem grua. Jam krenare që jam grua dhe nënë e cila këshillon dhe punon në një biznes fillestar. (Victoria Cairl/Entrepreneur)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme