Sanksionet e SHBA-së: Haradinajt e Limajt i refuzohen vizat, PDK dhe LDK marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndaj Qeverisë së Kosovës tani po i pranojnë edhe dy partitë e pozitës, AAK dhe NISMA. Anëtarët e këtyre dy partive ju kanë refuzuar vizat nga ambasada amerikane për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington DC.

Raportimet e Metros ditë më parë se SHBA-të i kanë refuzuar vizën kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe anëtarët e tjerë të partisë së tij, sot i kanë vërtetuar edhe deputetët e saj, ku kanë thënë se askush nga AAK-ja nuk do të marrë pjesë në Washington DC.

Burimet e Metros brenda partisë kanë bërë të ditur se kjo është e vërtetë pasi kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, kërkesat dhe kushtet e SHBA-së që i ka kërkuar për pezullimin e taksës ai i ka kundërshtuar.

Nga AAK-ja ka folur edhe deputeti Muharrem Nitaj, por ai e ka arsyetuar mos shkuarjen e tij në Lutjet e Mëngjesit në Washington DC,  duke thënë se është vonuar në procedurat e aplikimit për vizë amerikane dhe për atë e ka humbur pjesëmarrjen në këtë eveniment.

Ndërkaq, edhe vet i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pranuar se nuk do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, pasi ati i kanë refuzuar vizën amerikane për shkak të sanksioneve që i ka vënë SHBA atij.

“Qejf kam pasur, edhe kam. Me këtë klimën me taksën po më duket nuk shkoj kësaj here. Duhet me prit me shku ma vonë”, këto ishin fjalët e kryeministrit ditë më parë i pyetur se a i kanë refuzuar vizën SHBA’të.

Ndërkaq, fatin e njëjtë sikurse të Haradinajt, e ka edhe kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, edhe ai nuk do të mund të udhëtojë drejt SHBA-së.

Kurse nga Partia Demokrati e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të ketë pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit që do të mbahet në Washington, deri tani janë dy deputetët e Kuvendit që e kanë pranuar se do të marrin pjesë, Memli Krasniqi nga PDK dhe Arben Gashi nga LDK do të udhëtojnë drejt SHBA-së.

Por, edhe dy liderët e vendit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit me ftesë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme