Rafael Nadal është kualifikuar në gjysmëfinale të Roland Garros, pasi që e ka mposhtur argjentinasin Diego Schwartzman me rezultat 3:1 në sete.
Dhjetë herë fituesit të këtij Grand Slam-i iu deshën afër katër orë që ta sigurojë fitoren prej 4:6, 6:3, 6:2, 6:2.
Në gjysmëfinale ai do të takohet me fituesin e përballjes Marin Çiliq dhe Juan Marin Del Potro.