Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka mposhtur bullgarin Grigor Dimitrov në gjysmëfinalen e Australian Open duke mundësuar një finale të ëndrrave kundër zviceranit Roger Federer, të cilën adhuruesit e tenisit ka kohë të gjatë që e presin.
Ylli spanjoll i cili në vitin 2014 për herë të fundit fitoi një nga turnetë e mëdhenj me vëshëstirësi të mëdha triumfoi mbi tenistin e shkëlqyeshëm bulgar, përballja me të cilin zgjati pak më pak se pesë orë, në sete 6-3 5-7 7-6, 6-7 dhe 6-4.
Nëse triumfon kundër Federerit në finalen e cila do të luhet të dielën, Nadal do të bëhet lojtari i dytë në botë për nga titujt Grand Slam të fituar.
Përveç kësaj, fitorja eventuale të dielën do ta bëjë Nadalin tenistin e parë në botën moderne që ka fituar secilin nga Grand Slamet nga dy herë.
Me të përfunduar takimi, ka qenë Roger Federer që ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Twitter: “Është një moment për të cilin ne të dy menduam se kurrë nuk do të përsëritet. Të jesh në finale në Australi, ndjehemi shumë të lumtur”, ka shkuar Federer.