Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të grand slamit të parë të këtij stinori Australian Open në kategorinë single për meshkuj, duke e mposhtur kundërshtarin francez Gael Monfils me rezultat 3 me 1 në sete.
Në raundin e katërt në kuadër të turneut Australian Open që organizohet në Melburn të Australisë, tenisti numër 4 në botë Nadal u përball me tenistin numër 6 Monfils.
Nadal arriti të shënojë emrin e tij në mesin e garuesve në çerekfinale, duke e mposhtur Monfils 3-1 në sete, 6-3, 6-3, 4-6 dhe 6-4.
Tenisti spanjoll në çerekfinale do të ndeshet me tenistin numër 3 në botë, kanadezin Milos Raonic.