Nadire Kurti rrëfen krimin makabër: I thashë të ikte me gruan tjetër

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit Shefki Kurti i cili u masakrua nga bashkëshortja e tij.

Nadire Kurti Ka shpjeguar para policisë se zënka me bashkëshortin e saj nisi për shkaqe xhelozie, pasi sipas saj, Shefkiu e tradhtonte këtë të fundit me një grua më të re.

“Atë ditë e vrava. I thashë të ikte me gruan tjetër, por ai më goditi dhe unë mora sëpatën”, mësohet të ketë thënë 68-vjeçarja e frikësuar se do të mbetej vetëm.

Nadire Kurti dyshohet se i ka thënë prokurorit se është ngacmuar dhe rrahur në mënyrë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj. E pyetur se ku mësoi të priste trupin, ajo tha: “Duke therur pulat”.

Nadire prej vitesh po trajtohej për çrregullimet psikiatrike nga të cilat vuante.

Trupi i 71-vjeçarit u gjet i copëtuar dhe i vendosur në disa qese plastike të hedhura në një lumë. 

Të ngjashme