Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent ka filluar javën e tregtimit me një ulje të lehtë dhe aktualisht shitet me 71.49 dollarë për fuçi, ndërkohë që marka amerikane WTI shitet me 63.58 dollarë për fuçi.
Kur u mbyll java e tregtimit, Brent shitej me 71.73 dollarë për fuçi, ndërsa WTI 64.62 dollarë për fuçi.
Shkurtimet e prodhimit të naftës nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe Rusia, bashkë me sanksionet mbi Iranin dhe Venezuelën, janë nga shkaqet kryesore që kanë çuar në rritjen e çmimeve të naftës së papërpunuar të cilat javën e kaluar lëviznin mes 70 dhe 72 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, numri i puseve të naftës në SHBA është rritur në 833, flasin të dhënat e lëshuara nga kompania e naftës Baker Hughes, megjithatë, pavarësisht rritjes, rreziqet gjeopolitike në Libi dhe sanksionet ndaj Iranit dhe Venezuelës po mbajnë lart çmimet e naftës.