Brendi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent, ka filluar javën e tregtimit të hënën me një rritje të butë të çmimit prej 68.44 dollarë për fuçi, njëjtë sikur edhe brendi amerikan WTI, e cila shitet me një çmim prej 60.49 dollarë për fuçi.
Brent të premten e kaluar e mbylli javën e tregtimit me një çmim prej 68.26 dollarë për fuçi, ndërsa WTI me 60.36 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, numri i puseve të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë në 816, që është një rënie me tetë nga java paraprake.
Kjo është hera e parë që numri i puseve të naftës shënon ulje në gjashtë javë të njëpasnjëshme që nga maji i vitit 2016, që ka rezultuar me çmime më të larta.